28-11-2024

Prizren: Inspektorati paralajmëron bizneset t’i lirojnë hapësirat publike

Inspektorati në Prizren paralajmëron bizneset që konform vendimeve të komunës ta bëjnë lirimin e hapësirave publike, ndryshe nga data 9 korrik do ta fillojë inspektimin për ta parë gjendjen,

 

Në kumtesën zyrtarët, thuhet se drejtoria e Inspektorateve njofton të gjithë pronarët e subjekteve afariste, që shfrytëzojnë hapësirat publike për vendosje të tavolinave dhe karrigeve, se do të zbatojë vendimet komunale, me qëllim që shfrytëzuesit t’i përmbushin obligimet financiare sipas lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike, të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren.

 

“Inspektorati Komunal në Prizren, nga data 09.07.2018, e hënë, do t’i ndërmarrë të gjitha masat ligjore për secilin biznes, për inspektim dhe mbikëqyrje rreth përmbushjes së obligimeve ligjore nga lejet për shfrytëzim”, thuhet në kumtesë. /gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.