27-11-2024

Prizren: Ishte dënuar me burgim për vjedhje të rënda, ky është 33-vjeçari që u kap sot nga Policia

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të shpallur fajtorë për vepra të ndryshme penale, por të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe me një 33-vjeçar nga Prizreni, i cili ishte dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të cilën akuzohej se e kishte kryer në bashkëkryerje, në dy raste. Ai është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arsim Stavileci, i cili arriti ta shijojë lirinë deri sot kur u kap nga Policia e Kosovës. .

Stavileci ishte shpallur fajtor, me ç’rast Gjykata Themelore në Prizren e kishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, Sinjali mëson se 33-vjeçari është dërguar në njërën nga Qendrat Korrektuese për të vuajtur dënimin.

Asnjë koment

Comments are closed.