25-11-2024

Prizren: Ja pse dyshohet se ndodhi vrasja te ‘Kobra City’

Nata e tretë e festës për Vitin e Ri përfundoi tragjikisht mëngjesin e sotëm në Prizren. Një sherr që nisi në lokalin “Kobra City” në Prizren përfundoi me vrasje.

I arrestuar për këtë rast është vet pronari, Dibran Hoxhaj, i cili po dyshohet se ka shtënë në drejtim të dy të rinjve nga Kukësi, njëri prej të cilëve humbi jetën, e tjetri ka mbetur i plagosur.

Por cili është motivi që çoi në vrasje?

Motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se dy viktimat fillimisht patën një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të gjuajnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Nga aty, ata janë larguar nga lokali, por nuk arritën të iknin që të dy gjallë. Pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si Kobra dyshohet se ka gjuajtur me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda./Sinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.