21-04-2025

Prizren: “Junior 06” fiton Kupën e Kosovës U-16 Junior për vajza

Vajzat e e ekipit “Junior-06 Moni Bau” fituan Kupën e Kosovës për grupmoshën U-16, pasi munden Pejën me rezultat të thellë 105 : 37 në Prizren.

Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, derisa gjenerata aktuale po mbush vitin e katërt, pa asnjë humbje.

Anëtari i Bordit të FBK-së, Moni Perteshi, ia dorëzoi trofeun e Kupës, kapitenes Albulen Dakaj, ndërsa titulli i MVP-së i takoi Suden Salla. /Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.