23-11-2024

Prizren: Kamioni godet një fëmijë 5-vjeçar, i mituri dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Zhur të Prizrenit, ku një kamion i cili po mblidhte mbeturina, ka goditur një fëmijë 5-vjeçar.

Gazeta Sinjali mëson se i mituri është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Si rrjedhojë ai duhet të hospitalizohet për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor nën përkujdesjen e mjekëve.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.