Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.
Bytyqi tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ai theksoi se me rastin po merren njësitet relevante policore.
Viktima është i moshës 63-vjeçare.