Prizren: Kanosje e dhunë, arrestohen tre persona
Gjatë ditës së diele janë shënuar tri raste të kanosjes dhe dhunës në Prizren.
Policia e Kosovës raporton për tre të arrestuar nga këto raste.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Në rastin tjetër i dyshuari ka goditur një person të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/shqiptar, pasi i njëjti ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërkaq në rastin e tretë i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e ka sulmuar fizikisht viktimën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Të dyshuarit i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./GazetaExpress