24-11-2024

Prizren: Kapen me armë në veturë, tre persona shoqërohen në Polici

Policia në Prizren ka njoftuar për shoqërimin e tre personave në organet policore, për shkak të posedimit të armëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lez, ndërsa të dyshuarëve u janë konfiskuar armët dhe disa fishekë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre dhe vikendicës janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pushkë gjysmë automatikë dhe 23 fishek”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.