23-11-2024

Prizren: Këmbësorja goditet aksidentalisht nga vetura

Një këmbësore u aksidentua nga një veturë dje në Prizren. Sipas policisë,  pas lëndimeve të marra viktima u dërgua në spitalin e Prizrenit për ndihmë mjekësore, ku më pas u lirua.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se derisa i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka qenë duke e ngarë veturën e tij aksidentalisht me veturën e tij ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku më pas e njëjta është liruar në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.