27-11-2024

Prizren: Kërcënoi me armë vëllain, duke i thënë se do ta shtyjë në kanal

Konfliktet mes anëtarëve të familjeve kosovare lindin për arsye të ndryshme. Mosmarrëveshjet verbale me njëri-tjetrin shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu medoemos ndërhyrja e Policisë për te zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Planjanë të Prizrenit, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me armë vëllain e tij.

Sinjali mëson se Policia me të marrë informatën për konfliktin mes familjarëve, ka shoqëruar në stacion policor dy vëllezërit.

Para hetuesve policorë i dyshuari ka deklaruar se nuk e ka kërcënuar me armë vëllain e tij, por vetëm me fjalë duke i thënë se do ta shtyjë në kanal.

Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ndërkohë që 65-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Asnjë koment

Comments are closed.