Prizren/ Këshilli Prokurorial kërkon raport për Kobrën: Nëse ka pasur lëshime do të ketë sanksione
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi.
Ky reagim i KPK-së vjen pas raportimeve të shumta në media se ndaj Dibran Hoxhës kanë renduar mbi 100 vepra penale, por megjithatë ai ka vazhduar që të jetë i lirë.
Lexo edhe:
Dëshmia që mund ta lë Kobrën gjatë në burg – Forenzika analizon materialin e rëndësishëm