23-11-2024

Prizren: Këshilltari në MPJD thotë se u sulmua fizikisht para shtëpisë së tij, rastin e ka hapur edhe në polici

Cerim Bajrami, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka deklaruar për Express se sot është sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij, siç tha nga një person rreth 35-vjeçar, i panjohur për të. Rastin e ka hapur edhe në polici.

Bajrami tha se ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka qënduar në trajtim mjekësor rreth një orë e gjysmë.
“E kam raportu rastin në polici, tash para pesë minutash kam dalë nga Stacioni Policor në Prizren. Kam qenë 1 orë e gjysmë në emergjencë, kam lëndime trupore shumë”, tha Bajrami për Express.

Ai tha se nuk e njeh sulmuesin dhe i njëjti tha se e ka goditur me grusht në hundë dhe afër syrit të majtë, “goxha goditje e madhe”, u shpreh ai.
Edhe Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat, e ka dënuar sulmin që i është bërë këshilltarit të MPJD-së.

Asnjë koment

Comments are closed.