24-11-2024

Prizren: Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me drogë, armë e municion – ndalohen për 48 orë

Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë:

  • E. Pula 29-vjeçar
  • Q. Binaj 62-vjeçar

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme teksa njësitet policore po patrullonin në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, kanë ndaluar makinën e të dyshuarve ku dhe kanë gjetur disa gjësende të kundërligjshme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale, të cilët kanë bërë me dije se njëri prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa dy tjerët janë ende në arrati.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpive të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 7.66 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 9.46 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 26.19 gram substancë narkotike hashash, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një palë dylbi, dy shufra, një sprej, një antiplumb, një karikator, një telefon mobil dhe 346 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, tha Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.