Prizren: Këta janë të arrestuarit, dyshohen për plot raste të grabitjeve dhe vjedhjeve
Dy persona që dyshohen për një grabitje që ka ndodhur para disa ditësh në Prizren u arrestuan.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Bajram Çoçaj dhe Valton Shigjeqi, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, njoftoi Gazeta Sinjali
Sinjali mëson se dy të dyshuarit që kanë rënë në prangat e Policisë para disa ditësh ia kanë grabitur një zinxhir një gruaje nga qafa dhe më pas kanë arritur të arratisen.
Por ndonëse e shijuan lirinë për disa ditë, të njëjtit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Dy të dyshuarit për këtë rast, sipas të njëjtave burime dyshohen edhe për raste të tjera të kësaj natyre, grabitje e vjedhje.
Lajmin për arrestimin e tyre e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.