25-11-2024

Prizren: Këtë të dyshuar po e kërkon Policia për vrasjen e 48-vjeçarit

Një rast i rëndë ndodhi, këtë mbrëje në Prizren ku Beqir Morina ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që është shpallur në kërkim si i dyshuar për këtë rast është Aziz Gashi nga Klina.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe

Detaje për vetaksidentin tragjik në autostradë, ku vdiq gruaja nga Prizreni, ndërsa u lënduan shoferi dhe tre fëmijë

Asnjë koment

Comments are closed.