23-10-2025

Prizren: Këto janë kutitë e votimit që shkuan në rinumërim

Dy kuti të votimit nga Prizreni janë dërguar për rinumërim njoftoi KQZ. Burime të portalit Gazeta e Prizrenit nga Qendra Komunale e Zgjedhjeve në Prizren konfirmuar se vendvotimet janë në fshatin Velezhë.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutitë e votimit rekomandohen për rinumërim në rastet kur konstatohen mospërputhje, për shembull kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti, ose kur ndodh e kundërta – numri i nënshkrimeve është më i vogël se numri i fletëvotimeve.

Sipas raportit të publikuar, një kuti është për Kryetar Komune, ndërsa dy të tjera për Kuvendin Komunal.

Kutitë e votimit që janë dërguar në rinumërim në Prizren janë:

  • 2034/1 – për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal

  • 2034/3 – për Kuvend Komunal

Ndërkohë, në komunën e Prizrenit me 9 nëntor pritet balotazhi mes kandidatëve Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi.

Një kuti tjetër i takon Suharekës. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.