Prizren: “Ki me pa kush jom unë…”, punëtori i ‘Eko Regjioni’ kërcënon drejtorin
Një rast i kërcënimit ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Prizrenit, ku Prokuroria ka nisur hetimet.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë e këtij rasti është drejtori i Kompanisë Rajonale për mbeturina ‘Eko Regjioni’, B.Sh..
42-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, është ankuar se punonjësi i kopanisë e ka kërcënuar përmes telefonit, duke i thënë se do i shkojë në zyrë e do e shohë se kush është ai.
Motivi që shtyu drejt konfliktit mes palëve, dyshohet të lidhet me punën në kompani, ndërkohë që i dyshuari është paraqitur në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit B.SH.,43-vjeçar, kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Kanosje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Lexo edhe: