24-11-2024

Prizren: Komuna del me njoftim rreth parkingjeve pas “Shtëpisë së Bardhë”

Njoftim i rëndësishëm nga Komuna rreth parkingjeve pas Shtëpisë së Bardhë gjatë sezonit të veror.

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që shfrytëzojnë më gjatë se një ditë parkingun pas Shtëpisë së Bardhë – Rruga “Ankara” dhe parkingun përgjatë rrugës “Nuredin Shala”, t’i tërheqin automjetet në mënyrë vullnetare nga parkingjet në fjalë ose organet kompetente do të detyrohen t’i tërheqin ato me mjete bartëse – “merimangë” me ç‘rast barrën e shpenzimit të transportit do ta bartin vet palët gjegjëse.

Kjo iniciativë është ndërmarrë me qëllim që t’i mundësohet bashkatdhetarëve tanë që gjatë sezonit të verës t’i shfrytëzojnë parkingjet në lokacionet në fjalë.
Ky njoftim vlen për periudhën kohore 17.07.2023 – 31.08.2023.

 

Asnjë koment

Comments are closed.