Prizren: Komuna e pajis me inventar dhe maska objektin që i është dhënë Policisë në Sheshin e Lidhjes
Prona komunale në Sheshin e Lidhjes, e cila ishte dhënë më herët në shfrytëzim për Policinë e Kosovës, është mbështetur nga Komuna e Prizrenit me rregullimin e hapësirës me inventar (3 tavolina, 3 vitrina, 6 ulëse, 2 ulëse për palë).
Përveç kësaj, si donacion është dhënë edhe një sasi e konsiderueshme të maskave mbrojtëse që do të shfrytëzohen nga personeli policor.
Prona komunale në fjalë do të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës si zyre për Qendrën Historike, por në këtë situatë emergjente do të përdoret për monitorimin e masave preventive kundër virusit COVID-19, veçanërisht në zonën e Qendrës Historike të qytetit.
Komuna e Prizrenit falënderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në këtë situatë emergjente, thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.