24-11-2024

Prizren: Komuna kërkon nga qytetarët zbatimin e masave për mbrojtjen e shëndetit publik

Sipas njoftimit të Komunës, një gjë e tillë rekomandohet me qëllim të shmangies së kontakteve me personat e tjerë nëpër institucione shëndetësore dhe në vende publike.

“Vizitat eventuale për raste të caktuara do t’iu bëhen në shtëpi dhe sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të mjekut do të procedohen tutje”, thuhet në njoftimin e Komunës, duke shtuar se deri më tani “nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus (COVID-19) në Republikën e Kosovës”.

“Nuk ka nevojë për panik por ka nevojë për qasje shtesë për menaxhimin e situatës së krijuar. Ftojmë gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat dhe rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.