22-11-2024

Prizren: Komuna përfiton grantin e performancës prej 213 mijë euro

Komuna e Prizrenit ka përfituar grantin e performancës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që kap vlerën afro 213 mijë euro.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se projekti “DEMOS” i financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të ofrojë asistencë teknike për punonjësit e Komunës, me qëllim të përmirësimit të performancës.

“Me këtë grant Komuna do të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët e Komunës së Prizrenit, ndërsa do të shfrytëzohet për investime kapitale”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.