Prizren: Komuna reagon për fotografinë e nxënësve me flamurin turk
Komuna e Prizrenit ka reaguar ndaj fotografisë ku nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” shihen duke mbajtur flamurin turk dhe bërë përshëndetjeje ushtarake.
Nëpërmjet një kumtese, Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se këtë rast është duke e shqyrtuar hollësisht dhe është në koordinim të plotë me Inspektoratin e Arsimit, për mbledhjen e informacioneve nga terreni.
“Andaj, në momentin e kompletimit të të gjitha informacioneve, DKA do të merr masat e parapara sipas legjislacionit në fuqi:.
“Me këtë rast DKA thekson se në hapësirat shkollore nuk është i lejuar aplikimi i asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi me fëmijë dhe iu bën thirrje të gjithë mësimdhënësve që të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm në respektimin e ligjeve dhe të drejtave të fëmijëve” thuhet në kumtesë.