25-11-2024

Prizren: Konfiskohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 10 mijë euro të falsifikuara, gjatë kontrolleve që janë kryer dje në gjashtë lokacione.

Përveç parave, janë sekuestruar edhe telefona, pistoletë, shufër metalike, elektroshok dhe boksa të hekurit.

Për këtë rast, janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“FALSIFIKIM I PARASË-Prizren 2021-2022. Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 (nëntë mi e nëntëqind e tridhjetë) €, 380 (treqind e tetëdhjetë) CHF, 272 (dyqind e shtatëdhjetë e dy) € para metalike 7 (shtatë) telefona, një pistoletë 90 (nëntëdhjetë) fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit. Lidhur me rastin janë intervistuar 7 (shtatë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Asnjë koment

Comments are closed.