15-06-2025

Prizren: Kontrollohen lokalet e natës, pesë të arrestuar dhe konfiskim armësh

Policia dhe Prokuroria në Prizren mbrëmjen e së shtunës ka realizuar një aksion të suksesshëm, ku janë arrestuar pesë persona, dhe janë gjetur e konfiskuar armë dhe mjete të ftohta. Qëllimi i aktivitetit në fjalë ka qenë garantimi i rendit dhe sigurisë publike.

“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar disa lokale të natës (bar-lounge), ku si rezultat i kontrollit policor, katër personave të dyshuar u janë gjetur mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Pesë të dyshuarit janë arrestuar, intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Armët dhe mjetet e sekuestruara do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale që është iniciuar ndaj të dyshuarve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe:

“Shtëpia e Bardhë” në Prizren – a po mbulohet nga të zezat e qeverisjes Totaj?!

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.