27-02-2026

Prizren: Kosova humb ndaj Sllovakisë në parakualifikime për “Eurobasket 2029”

Kombëtarja e Kosovës në basketboll u mposht nga Sllovakia me rezultat 89:78 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2029.

Ndonëse Kosova e nisi ndeshjen më mirë duke fituar çerekun e parë 27:18, mysafirët përmbysën gjithçka në çerekun e dytë dhe ruajtën epërsinë deri në fund.

Kosova luajti pa Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë e Sllovakisë ndaj “Dardanëve”, që vazhdon të kryesojë Grupin C.

Asnjë koment

Comments are closed.