Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka theksuar se me këtë qasje edhe një herë është vërtetuar joserioziteti i Ekzekutivit lokal në drejtimin e Komunës.
“Përfaqësimi i Komunës së Prizrenit në takim me zyrtarët japonezë nga shefja e kabinetit të kryetarit, që është staf mbështetës, paraqet degradim të skajshëm të qeverisjes lokale”, ka thënë Baldedaj. Sipas tij, në këtë rast janë vërtetuar edhe një herë pretendimet e tij se “shefja e kabinetit, Krenare Koqi është kryetare e Komunës së Prizrenit dhe jo ‘turisti’, Mytaher Haskuka”. “Në këtë situatë shtrohet pyetja se a ka nënkryetar kjo komunë”, ka deklaruar Baldedaj, duke shtuar se në mungesë të kryetarit, përfaqësimin e Komunës do të duhej ta bënte nënkryetari./koha.net