Prizren: Kryetari i KBI-së, Berisha fton për solidarizim Ramazanit
Në një postim për besimtarët mysliman në rrjetin social “facebook”, kryetari i KBI-së në Prizren, Besim Berisha, ka ftuar për solidarizim gjatë muajit Ramazan.
Postimi i plotë:
Miq, Ramazani 2020 do të na kaloj në shtëpi, me familje më të ngushtë. Nuk do të organizohen Iftare të përbashkëta dhe në këtë mënyrë, familjet në nevojë, nuk do të kenë mundësi që të e hanë një iftar në bashkësi!
Andaj, po ju ftojë të gjithëve, persona privat e publik, OJQ e Parti Politike, Esnaf e tregtarë, pa dallim, bashkojuni kësaj nisme!
Një familje për një familje, një Iftar! Kjo le të jetë motoja jonë në këtë Ramazan, i cili na ka gjetë të gjithëve në gjendje emocionale si kurrë më parë!
Ju lutem, për hirë të Allahut, 25 euro t’i nxjerrim nga xhepi, ta gëzojmë një babë e nanë, të cilët e kanë gajle se çka të shtrojnë në sofrën e Syfyrit e Iftarit, për evladët e tyre!
Kjo gjendje patjetër se do të përfundojë, neve do na mbeten vetëm sevapet e fituara, andaj, ejani të vazhdojmë me këmbëngul në bamirësi!
SHËNIM: Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, ose ju vet i përgatitni pakot ushqimore e higjenike, ose neve na dhuroni mjete të cilat ne i shëndrrojmë në pako për ju!
Kontakt privat me mua, me Imamin e xhamisë së lagjes tuaj ose me Koordinatorin e Shoqatës Bereqeti Dega në Prizren Kurtish Hoxhaj 044-379-276.