Prizren: Ky është 38 vjeçari që vdiq papritmas në një lokal
Një rast i dhimbshëm ndodhi në një lokal në Prizren, ku derisa po rrinte me shokët e tij papritmas vdiq një 38-vjeçar, duke rënë nga karriga.
Rasti ndodhi në rrugën “Ekrem Rexha” derisa djaloshi humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Familjarë dhe miq, kanë njoftuar për vdekjen e Bujar Kryeziut, ndërsa këtë e konfimruan edhe burimet nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të ndjerit do t’i bëhet obduksioni.
/ Gazeta e Prizrenit /