Prizren: Ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë, mjeku konstaton vdekjen
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.
Burimet e Sinjali nga Prokuroria bëjnë të ditur se viktima është Beqir Morina.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.
Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.
Lexo edhe: