Prizren: Ky është i dyshuari që e goditi me veturë policin, arrestohet pas disa tentimeve për largim
Një rast më i pazakontë ka ndodh sot në mes të ditës në Prizren. Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar, pasi ky i fundi nuk është ndalur pas urdhrit policor. Policia në fund ka arritur ta kap të dyshuarin pasi tentoi disa herë të ikë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari, i arrestuar për rastin është: B. Fejzullahu, rreth 34-vjeçar.
Ky i fundit, siç raportoi pak më parë Gazeta Sinjali, nuk është ndalur pas urdhrit që ka marrë nga njësiti policor që po vëzhgonte komunikacionin sot në mesditë, në qytetin e Prizrenit.
Ai ka vazhduar të ik me veturën e tij, por zyrtarët policorë menjëherë i javë vënë pas – derisa kanë arritur t’i dalin përballë të dyshuarit.
Ky i fundit nuk është ndalur as në këtë moment, dhe e ka goditur zyrtarin policor [emër i njohur për redaksinë] me veturën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e ka ndjekur sërish të dyshuarin, derisa i fundit e ka goditur me veturën e tij një veturë tjetër – dhe policia ka arritur ta arrestojë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.