Prizren: Ky është qytetari që goditi me mjet të fortë baxhanakun e tij
Ditën e djeshme një përplasje mes dy baxhanakëve në Prizren ka esklauar në përleshje fizike.
Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Hoçë të Qytetit të Prizrenit, dhe përfundoi me arrestimin e njërit prej tyre.
I dyshuari Egzon Xhahaj siç raporton Sinjali e goditi baxhanakun e tij me një mjet të fortë në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave viktima përfundoi në spital.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, teksa kundër të njëjtit është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore në Prizren./Insajderi
Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet./ Insajderi
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.