Sot, pasdite u raportua për një rast të rëndë në malin Polevica mbi fshatin Zhur të Prizrenit, ku një person u gjet i varur në një lis, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’.
Policia në Prizren, konfirmoi se pas ekzaminimit të provave në vendngjarje, dyshohet se trupi i pajetë i përket viktimës Behamir (Ruzhdi) Gavazaj, i cili nga shtatori i vitit të kaluar ishte shpallur i zhdukur.
“Një dëshmitar sot rreth orës 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afërsi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit ju kane përgjigj patrullat policore te Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestare dhe aty shihet personi, duket mashkull”, tha për portalin “Gazeta e Prizrenit”, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, trupi i viktimës ishte dekompozuar dhe se është dërguar në IML.
Sipas informacioneve koka e viktimës u gjet e shkëputur nga trupi.
Ndryshe, në mesin e shtatorit 2022, Policia pati kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacione, rreth personit të zhdukur 49-vjeçar, B. Gavazaj. / GazetaePrizrenit.net