Prizren: LDK diskuton riorganizimin e strukturave dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve
Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren në mbledhjen e radhës, njoftoi se ka diskutuar për riorganizimin e disa nëndegëve dhe forumeve, me qëllim të fuqizimit të strukturave dhe rritjes së efikasitetit në terren.
Kryetari Driton Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se fokusi mbetet angazhimi në shërbim të qytetarëve dhe adresimi i nevojave të tyre me përgjegjësi. Në takim është vënë theks i veçantë edhe te bashkëpunimi ndërmjet strukturave, si dhe rritja e pjesëmarrjes së të rinjve dhe grave në vendimmarrje.



