26-11-2024

Prizren: Lëndohet një person në vendin e punës, dërgohet në Emergjencë

Janë të shpeshta rastet kur punëtorët fizik dërgohen në spital për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së spitalit rajonal në Prizren kanë bërë të ditur se një 35-vjeçar është dërguar atje pasi ishte lënduar teksa po paketonte material ndërtimor.

Stafi shëndetësor ka intervenuar menjëherë, me ç’rast gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë nisur hetimet, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor aksidental’.

Asnjë koment

Comments are closed.