Prizren: Lëndohet rëndë një i mitur në rrethana të panjohura
Një i mitur në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30 në fshatin Hoqë e Qytetit, në Prizren.
Po ashtu në raport thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
SHPALLJE: