25-06-2025

Prizren: Lirohet nga paraburgimi zyrtari policor – Apeli e liron për mbrojtje në liri

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për të liruar nga masa e paraburgimit zyrtarin policor Remzi Pulaj, i cili ishte ndaluar në kuadër të një rasti hetimor në Prizren.

Në aktvendimin të cilin e ka parë Gazeta Insajderi, pretendohet se aktvendimi i Themelores nuk ka vlerësuar si të plotë gjendjen faktike të ngjarjes kur ka caktuar masën e paraburgimit ndaj policit Remzi Pulajt.

Apeli ka aprovuar ankesat e avokatit Blerim Mazreku të policit Pulaj, i cili ka pretenduar se i dyshuari nuk mund të pengojë rrjedhjen e procesit gjyqësor e as nuk mund ta përsëris veprën penale meqë ka shprehur keqardhje për rastin.

Caktimi i masës së paraburgimit nga shkalla e parë e gjykatës, sipas Apelit, nuk është përputhur me gjendjen faktike dhe s’është vendim i drejtë.

Asnjë koment

Comments are closed.