Prizren: LVV paralajmëron kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Arsimit, Veselaj – Gutaj
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizreni, nga radhët e LVV-së, Selman Sokoli në një shkrim të publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj drejtoreshës komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj – Gutaj.
Njëherësh ia ka njoftuar se kështu do të veprojë edhe ndaj Lumnije Rakaj, e cila siç ka shkruar është zgjedhur drejtoreshë në SHFMU “Hysen Rexhepi”.
“Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prizren, Lulejta Gutaj Veselaj, gjatë konferencës së PDK-së duke shprehë brengë pë ndaljen edhe të një keqpërdorimi nga Qeveria Kurti.
A në Prizren, kjo Drejtoreshë, me ndërhyrje direkte, po shkelë në mënyrë flagrante ligjin, duke zgjedhë drejtoreshë të shkollës kryetaren e Gruas së PDK-së në Prizren, Lumnije Rakaj.
Bashkë te dya do të kallëzohen penalisht, njëra për deklaratë të rrejshme e tjetra për shkelje të ligjit, duke dëmtuar e partizuar tejmase arsimin në Komunën e Prizrenit.
PS: por siç duket prokurorët janë të zënë duke i parë skenat e berbuzhës, hajnit të 71 mijë eurove”, thuhet në shkrimin e Sokolit.