29-01-2026

Prizren: Manipulimi me vota, grupi i dytë nën hetim, Policia dhe Prokuroria po intervistojnë të dyshuarit

Hetimet janë ndërmarrë pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.

Sipas Prokurorisë, dyshimet kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, si dhe nga Kapitulli XXXIII, që përfshin korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare.

Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave dhe opinionit publik, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve në polici, do të publikohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.

Asnjë koment

Comments are closed.