24-11-2024

Prizren: Mashtroi viktimën për t’ia rregulluar pensionin e Serbisë, arrestohet

Një person është arrestuar për mashtrimin e një personi në Prizren.

Sipas policisë, i dyshuari i kishte marrë para viktimës për t’ia rregulluar pensionin e R. së Serbisë, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Rr. Bajraklisë, Prizren, 03.07.2020 – 12:00. Me 05.04.2021 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti me datën e lartcekur dyshohet të ketë mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marrë para për ti rregulluar pensionin e R. së Serbisë dhe më nuk i është lajmëruar as në telefon. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.