24-11-2024

Prizren: Mbahet tubimi protestues “Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore “Dokufest-it”

Në qendër të Prizrenit, sot u mbajt tubimi “Jo me paratë tona, jo mbështetje financiare shtetërore festivalit “Dokufest”.

Protesta u mbajt rreth orës 14:00, ndërsa pati pjesëmarrje edhe të grave, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Pjesëmarrësit brohoritën “Po kulturës, jo degjenerimit”.

Folësve nga Këshilli organizativ iu drejtuan me leximin e një letre, nga ballkoni  i xhamisë së Sinan Pashës.

Ndryshe, ky tubim siç ishte paralajmëruar, pasi që në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë që është konsideruar si vulgare për shkak se shumica nga artistët janë shfaqur me veshje që u vlerësuan si të papërshtatshme për publikun. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.