Prizren: Mbyllen edhe 2 lokale, dënohen dy biznese me nga 500 euro
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:
- Janë mbyllur 2 lokale afariste,
- Janë shqiptuar 2 dënime për subjekte nga 500 euro,
- Janë shqiptuar 4 dënime personave fizik nga 50 euro,
- Janë dhëne 44 vërejtje për subjektet lidhur me mos mbajtjen e distancës,
- 168 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe
- 95 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.
Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.