Prizren: Mbyllen pishinat edhe në Prizren, reagojnë pronarët
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 28 korrik 2020 ka marrë vendim që të lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
Sipas këtij vendimi të gjitha pishinat e hapura mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të qeverisë.
E sot, Policia e Kosovës e ka mbyllur edhe pishinën “Gold Pool” në Prizren, dhe për këtë vendim është shprehur i pakënaqur pronari i pishinës, Granit Paqarizi.
Ai përmes një reagimi shprehet i indinjuar me Qeverinë e Republikës së Kosovës pas këtij vendimi./tvprizreni.info/
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:
REAGIM,
Për “Qeverinë e Kosovës”.
Unë Granit Paqarizi, pronarë i Pishinës “GoldPoolClub” në Prizren, shprehë indinjatën dhe paknaqësinë e thellë që:
-Qeveria e Republikës së Kosovës MBYLLË PISHINAT E HAPURA. Dhe i HAPË PISHINAT NË AMBIENTE TË MBYLLURA.!!!
Ku dhe na njoftonë për një vendim që kishin marrë mbrëme pas darke se tani radhën e kanë me punu PISHINAT NË AMNIENTE TË MBYLLURA SË BASHKU ME BREGDETIN SHQIPËTAR SE ATJE S’KA VIRUS….!!!
z. KRYEMINISTËR GJENDJA JUAJ DHE E GJITHË QEVERISË ËSHTË STABILE SEPSE RROGAT I MERRNI 100% EDHE TANI NË PANDEMI NGA TAKSAT TONA PA ASNJË VONES.
z. KRYEMINISTËR PISHINA ËSHTË VEPRIMTARI QË PËRGADITET 3 MUAJ PARA SEZONES, DHE 1 MUAJ PAS SEZONËS PËR KËTO 40-50 DITË QË MUNDOHEMI TË PUNOJMË DHE KA KOSTO QË TANI PËR NE ËSHTË E PA PËRBALLUESHME.
z. KRYEMINISTËR SOT LARGUAT NGA PUNA DHE U NDALËT BUKËN RRETH 30 FAMILJEVE NË KËTË BIZNES.
z.Kryeministër që kur na lejuat me punu nga data 01.07.2020 deri tani skemi arritur as ti mbulojmë shpenzimet duke pritur këto ditë me Diell dhe kthimin e Diasporës.
z.Kryeministër Pishina ka kosto për mirëmbajtje të ujit me Klor, Ph-, Anti alg, dhe pompat për filtrimin e ujit që shpenzojnë rrymë edhe tani që nuk do të punojmë.
z. Kryeministër kfillu he burrë se don me na marrë në qaf ni Kosovë me këto vendimet e masdarkave që po i merrni pa asnjë analizë, jemi në gjendje që nuk kemi frymë për mbijetes na ke ngulfat më keq se Virusi.
-VIRUSI NUK PËRQOHET PËRMES UJIT,
-VIRUSIN E LUFTON APO E PARANDALON “KLORI”, dhe “PH-“.
-DIELLI RRITË IMUNITETIN PËR TA LUFTUAR VIRUSIN.
-NË HYRJE KEMI DEZINFEKTUES PËR ÇDO KLIENTĒ.
-NË PISHINË NDODHË DEZINFEKTIMI KOMPLET I TRUPIT NË KONTAKT ME “KLORIN” E “PH-” PËRMES UJIT.