25-11-2024

Prizren: Mesazhet e Bajramit me urime për harmoni dhe solidaritet

Besimtarët e fesë islame si në mbarë botën ashtu edhe në Prizren po festojnë Bajramin e Kurbanit.

Në mesazhin e mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u tha se Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët.

Zyrtarët komunal, fetar dhe subjektet politike të Prizrenit, për festën kanë uruar qytetarët e besimtarët islam , transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj urohet për shëndet, mirëqenie, solidaritet dhe mbarësi në familje!

Prizrenasve të besimit islam, Bajramin ua urojnë edhe subjektet tjera politike në Prizren.

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”!

ME FAT!

 

Asnjë koment

Comments are closed.