27-11-2024

Prizren: Mesazhet për Bajram të institucioneve e subjekteve politike me kërkesë për kujdes ndaj Pandemisë

Zyrtarët komunal dhe subjektet politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në urimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të bërë në katër gjuhë, përfshirë edhe atë rome, kësaj radhe përmes një video xhirimi urohet për shëndet dhe mbarësi në familje!

Po ashtu kryetari ka përkujtuar gjendjen shkaku i Pandemisë, duke kërkuar respektimin e masave, sidomos mbajtjen e distancës sociale, si dhe shërimin sa më të shpejtë të të prekurve nga Covid-19

Prizrenasve të besimit islam, Bajramin e Kurbanit ua urojnë edhe subjektet tjera politike në Prizren.

Në urimi e shefit të opozitës,  Shaqir Totajt (PDK), thuhet se Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human.

“Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, thuhet ndër tjera në urimin e tij.

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”!

Me fat!

 

Asnjë koment

Comments are closed.