25-11-2024

Prizren: Mosmarrëveshjet e zyrtarëve bartën edhe në seancë (VIDEO)

E pikërisht për këtë çështje u diskutua edhe në Kuvendin Komunal gjatë seancës.

Asamblisti që u përfshi në këtë incident

Getoar Besimi në fjalën e tij në foltore tha :

“Edhe pse jam sulmuar nga zyrtari i Prokurimit ia kam lënë në dorë Policisë e Prokurorisë. Ndërsa Kryetari njëanshëm e ka mbrojtur këtë person. Ky zyrtar është përfshirë në projekte korruptive. Do ta padisë Kryetarin për shpifje.

Ndërsa pas kësaj pati një incident të vogël në seancë kur mori fjalën Kryetari Mytaher Haskuka.

Haskuka u pengua gjatë fjalimit të tij lidhur me këtë rast.

Derisa ky i fundit tha se “unë e mbroj çdo punëtor të Komunës, dhe me rastin do të merren institucionet përgjegjëse.

Policia po e heton rastin, sipas tyre të dy personat e përfshirë asamblisti Getoar Besimi dhe zyrtari Nezir Rexhepi tash për tash janë të dyshuar.

Seanca po vazhdon ende.

Asnjë koment

Comments are closed.