14-05-2025

Prizren: Ndahet nga jeta avokati, Ruzhdi H. Berisha

Avokati i mirënjohur, Berisha ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.

Për vdekjen e tij njoftuan familjarët, përmes postimeve mortore në rrjete sociale.

Vlerësohet si i përkushtuar dhe profesionist që për vite punoi në fushën e drejtësisë.

Referuar njoftimit familjar, varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë 14. 05.2025 në varrezat e Prizrenit, në kohën e Ikindisë. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.