24-11-2024

Prizren: Ndërron jetë Hajrip Tërtini, shitës i gështenjave prej 40 vitesh

Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare Hajrip Tërtini, i moshuari ikonë në qytetin e Prizrenit.

Ai ishte i njohur për të gjithë si shitës i gështenjave tash e katërdhjetë vite tek Ura e Gurit në Shatërvan.

Historia e tij e shitjes së gështenjave ka filluar këtu e 40 vite më parë, kur e la punën në një dyqan për të përfunduar si shitës gështenjash, e që nuk iu nda për asnjë çast.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë 27 korrik, me drekë në ora 13:00./TvPz

 

Asnjë koment

Comments are closed.