26-11-2024

Prizren: Ndëshkohen 91 biznese për moslëshim të kuponëve fiskal

Agjencia Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se i ka ndëshkuar 91 biznese në Prizren për moslëshim të kuponit fiskal.

ATK-ja ka bërë të ditur se në gjithsej vlera e 91 gjobave është 35 mijë e 125 euro.“Si rezultat i këtyre aktiviteteve në teren/qyteti Prizrenit janë vizituar 5 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara.

Gjithsej, janë lëshuar 91 gjoba në vlerë 35,125 mijë euro, si dhe do të iniciohet rast penal. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 26 punëtorë të pa regjistruar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK ka theksuar se nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim.“Prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal”, thuhet nga ATK.

Asnjë koment

Comments are closed.