25-11-2024

Prizren: Ndizen qirinj në shenjë kujtimi dhe nderimi për Liridonën e vrarë

Në sheshin “Shatërvan” në Prizren, sonte janë ndezur qirinj nga GVV në shenjë kujtimi dhe nderimi për Liridona Ademaj, e cila u vra afër Prishtinës, më 29 nëntor.

Njoftimi i plotë nga Lëvizja Vetëvendosje-Prizren:

Në shenjë kujtimi dhe nderimi për Liridona Ademaj e cila u vra ndezëm qirinjë dhe vendosëm lule të freskëta në sheshin Shadërvan.
Vrasja e grave e vajzave nuk mund të kalohet pa thirrje për reagim të organeve të drejtësisë që kryesit e këtij krimi makabër të marrim dënimin sa më të lartë.
Krahas reagimit institucional, ne si GVV do të angazhohemi parreshtur në ndergjegjsimin shoqëror deri kur të mos kete as edhe një viktimë.
Ndajmë dhimbjen me familjarët për humbjen e vajzës e nënës së tyre dhe shprehim mgushëllimet tona të sinqerta me shpresë që Liridona të jetë viktima e fundit e femicidit në Kosovë.

Drejtësi për Liridonën!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.