24-11-2024

Prizren: Në disa udhëkryqe vendosen kamera për vlerësim të gjendjes së trafikut

Komuna e Prizrenit, ka njoftuar se është në proces të hartimit të Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban – një plan i ri strategjik që ka për qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së transportit, i cili projekt po mbështetet nga UNDP-ja dhe është duke u hartuar nga Instituti INSI.

Me qëllim të vlerësimit të gjendjes së rrjedhës së trafikut, ekspertët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, së bashku me grupin e ekspertëve nga Instituti INSI, janë duke bërë numrimet e qarkullimit të automjeteve dhe lëvizjeve tjera jo motorike në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit.

Referuar njoftimit, matjet janë duke u realizuar me pajisje bashkëkohore (numërues automatik dhe kamera speciale për matje të qarkullimit, që u montuan në disa zona) të cilat do të ofrojnë të dhëna cilësore dhe do të paraqesin ngarkesën reale të qarkullimit në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.